Anëtarët e një familje në Kaliforni janë zemëruar jo pak me një mjek i cili duke përdorur teleprezencën e një roboti i tha të afërmit e tyre të moshuar që mushkëritë e tij po dështonin dhe ai do të vdiste shumë shpejt.

“Gjëndja juaj është aq e rëndë sa nuk do të arrini as të ktheheni përsëri në shtëpi”, i tha atij doktori i Qendrës Mjekësore Kaiser. Pacienti, Ernest Quintana, vdiq dy ditë pas mbërritjes në spital por mënyra papërshtatshme në të cilën mjeku i tij i tregoi lajmin e hidhur atij dhe familjes së tij ilustrojnë ndryshimet e çuditshme që po pëson mjekësia ndërsa teknologjia sa vjen dhe po bëhet gjithnjë e më tepër prezente në ambientet spitalore.

Mbesa e Quintanës, Annalisia Wilharm, ishte atje kur erdhi roboti i teleprezencës. Ajo u alarmua nga mungesa e një qasje personale nga ana e mjekut që përdori një robot për të dhënë një lajm kaq të hidhur për të moshuarin dhe të afërmit e tij.

“Unë do të humbja gjyshin tim, ndërsa ai as nuk denjoi t’a japë lajmin nga afër” tha ajo për KTVU.

“Ne e dinim se kjo gjë do të ndodhte dhe se ai ishte shumë i sëmurë, por ama nuk mendoj se dikush duhet ta marrë lajmin në atë mënyrë.

Kaiser Permanente, nga ana e tij, mori përgjegjësi për incidentin përmes një deklarate. Por nuk dinte më shumë se kur, dhe në çfarë rrethanash, mjekët e saj përdorin robotë të teleprezencës për të ofruar “kujdes” për pacientët.

“Stafi ynë i kujdesit shëndetësor merr trajnim të gjerë në përdorimin e telemjekësisë, por teknologjia video nuk përdoret si një zëvendësim për vlerësimet dhe bisedat në person me pacientët”, thuhet në deklaratën, e cila u botua plotësisht nga KTVU.

“Kjo është një rrethanë jashtëzakonisht e pazakontë dhe na vjen keq që nuk mundësuam përmbushjen e pritshmërive të pacientit dhe familjes së tij në këtë situatë dhe ne do ta përdorim këtë si një mundësi për të rishikuar praktikat dhe standardet tona me ekipin e kujdesit”.

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net