Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira si dhe me kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 1 deri në 4 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 6 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, po ashtu do të ketë mot me vranësira të kohëpaskohshme . Do të fryjë erë mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 13 gradë Celsius.