Komisioni i Kuvendit për Mbrojtje dhe Siguri sot do të mbajë seancë publike për Propozim ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe Propozim ligjin për koordinimin e komunitetit të sigurisë -dhe inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në debatin publik, siç informon pres shërbimi i Kuvendit, të ftuar do të jenë përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme dhe ekspertë nga fusha e mbrojtjes si dhe e sigurisë për të dhënë mendime dhe qëndrimet e tyre lidhur me propozim-ligjet./MIA/