Gjesti në fundin e ndeshjes ndaj Atleticos të Madridit rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi iu kundërpërgjigj trajnerit Diego Simeione, ndërkohë raportohet se UEFA ka hapur një procedurë disiplinore për atë “sjellje të pahijshme”. Ronaldo rrezikon të penalizohet, gjobitet, ose skualifikohet për incidentin e ndodhur në 12 mars.

Vendimi për veprimin e yllit portugez do të shpallet më 21 mars.

Pas një hetimi të kryer nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në zbatim të nenit 55, u hap një procedurë disiplinore për sjellje të pahijshme kundër futbollistit Cristiano Ronaldo pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Atletico Madridit, të luajtur më 12 mars. Rasti do të diskutohet më 21 mars nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës”, shkruhej në komunikatën e bërë publike nga UEFA.