Pavarësisht nëse është një takim biznesi ose një mbrëmje me miqtë, qoftë mëngjes drekë apo darkë, çdokush prej nesh ka të paktën një mik, të afërm apo koleg, i cili mund të quhet “një i vonuar kronik”.

Por pse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? A është një patologji apo është thjesht një zakon i keq?
Megjithëse nuk përfshihet në mesin e psikopatologjive, siç shpjegohet tek ‘Le Figaro’, psikologja franceze Alexandra Rivière-Lecart, një anëtar i Shoqatës Franceze të Terapisë së Sjelljes, shpjegon se vonesa është një trend që shpjegohet me një problem të vogël në sjelljen e një individi.

“Ne e gjejmë veten jo në pak raste në praninë e njerëzve që nuk mund të bëjnë pa u vonuar dhe sjellja e të cilëve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre, mund të jetë patologjike”, ka thënë ekspertija.

Në bazë të kësaj tendence do të kishte edhe shkaqe pragmatike siç janë, për shembull, vështirësia e dëgjimit të tingullit të alarmit për shkak se individi është i lodhur psikologjikisht apo sepse thjesht nuk arin të durojë zhurmat herët në mëngjes.

Disa njerëz, theksoi psikologu, thjesht tregojnë papjekuri me një sjellje të tillë pra është edhe thjesht një çështje e mungesës së korrektësisë në karakter.

Të tjerë, megjithatë, kanë mbetur prapa në përpjekjen për të perfeksionuar kohën e tyre.

“Nëse ata kanë edhe pesë minuta në dispozicion për të ndenjur në shtëpi, ata kurrë nuk do të zgjedhin të lëvizin më herët përkundrazi do t’i shfrytëzojnë edhe ato minuta përpara se të nisen për diku ku kanë një orar të caktuar.

Nuk do të ngurrojnë aspak për të bërë diçka tjetër ndërkohë që ndodhen ende në shtëpi duke shfrytëzuar çdo sekondë të mundshme përpara se të dalin.

Së fundi, psikologia thekson se kur bëhet fjalë për raporte miqësore shumë persona arrijnë me vonesë në takim edhe pa vetëdije për të vërtetuar afeksionin që ka personi tjetër ndaj tyre.

Marrë nga: losapevateche.com- Përgatiti F.H, SYRI.net