TIRANE

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin në datën 23 mars në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Mësohet se vendimi për mbledhjen e kongresit të shtunën është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë mëngjesin e sotëm.

Burime nga mbledhja e Kryesisë bëjnë me dije për “BalkanWeb” se Kongresi do te jetë i ndarë ne tre sesione të ndryshme. Fjalën kryesore do e mbajë kryetari i PS, kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet të shpallet lista e këshilltarëve bashkiake vetëm për Tiranën.

Gjithashtu në Kongres pritet të ketë fjalime nga ministra dhe kryetarë bashkish si dhe janë ftuar për të folur të gjithë kryeministrat e PS ndër vite. Një nga të ftuarit është edhe ish kryeministri Fatos Nano, i cili do marrë pjesë, por nuk do mbajë fjalim.

Vijon…

Burimi: https://www.balkanweb.com/