Prokuroria Themelore Publike –Shkup në mënyrë intensive po vepron rreth padisë penale të parashtruar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale kundër kryerësit të panjohur për veprën penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave nga Neni 353 i Kodit Penal, i cili ka të bëj me mos shpërndarjen e mjeteve në shtyllën e dytë pensionale dhe mos pagesës së kontributeve në fondet pensionale private.

Gjatë procedurës hetimore të deritanishme janë ndërmarrë më shumë veprime, ndërsa para prokurorit kompetent kanë dhënë dëshmi edhe përfaqësuesi- drejtori gjeneral i Fondit pensional invalidor, përfaqësuesi i Agjencisë për mbikëqyrje (MAPAS), si dhe disa anëtarë të tjerë. Në drejtim për të vërtetuar faktet, pritet që dëshmi të japë edhe një përfaqësues nga Ministria e financave.

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale janë dorëzuar dëshmi shtesë të cilat kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e punës së Ministrisë mbi punën e Fondit pensional invalidor. Deri në këto momente nuk janë pranuar raportet e kërkuara nga Enti shtetërorë për statistikë për revizion.

Prokurori public do të vendos nëse është e nevojshme që të ndërmerren edhe veprime tjera gjatë kohës së procedurës parahetimore. Gjatë kontrollave të deritanishme, prokuroria ka vërtetuar se nuk është rrezikuar e drejta e pensionit të të siguruarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se më 8 shkurt të këtij viti, prokurori publik kompetent I cili vepron pas dorëzimit të padisë penale, po e heton edhe vetë ministren për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska