Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Thesari”, “T.N.T.” dhe “Maxhar Telekom” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në lëndën “Thesari” i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektroniko-komunikative për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e saj nga ndërmarrja nga Britania e Madhe.

Sot gjithashtu vazhdon gjykimi për rastin “Maxhar Telekom”. Lënda udhëhiqet nga Prokuroria Speciale Publike gjegjësisht nga prokurorja Lile Stefanova.

Në këtë rast të akuzuar janë tre ish drejtorët e “Telekomit” Atila Sendrei, Rollf Pllat dhe Zolltan Kishjakus, të cilët për më shumë se shtatë vite janë të pakapshëm për organet e përndjekjes.

Në këtë rast ka dyshohet se janë të përfshirë edhe zyrtarë dhe politikan nga Maqedonia të cilët dyshohen se kanë marrë mito.

Në lëndën “T.N.T.”, mes të akuzuarve janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kryen vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./mia/