Sot është bërë dorëzimi i kandidaturës së Blerim Rekës në KSHZ për president të Maqedonisë së Veriut. Dorëzimi i kandidaturës është bërë nga ana e shefave të shtabit, Kastriot Rexhepit nga Lëvizja BESA, Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët dhe Florin Hasani nga shtabi i Blerim Rekës.

Sipas tyre, kandidatura e profesor Blerim Rekës është më e duhura dhe më serioze ku qytetarët e vendit kanë mundësinë të zgjedhin një president ndryshe nga të tjerët, i cili do të punoj njëjtë për gjithë qytetarët.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill të këtij viti dhe raundi i dytë do të mbahet më 5 maj./TopAlNews/