Jose Mourinho beson se mosha dhe aftësitë e pabesueshme e bëjnë Kylian Mbappen lojtar më të vlefshëm sesa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ylli i PSG-së, ka arritur të fitojë Kupën e Botës me Francën, dy tituj të Ligue 1 dhe është renditur i katërti në garën për “Topin e Artë”, dhe gjitha këto i ka arritur para ditëlindjes së 21-të. “Për një lojtar si Mbappe, kur flisni për të ardhmen, nuk keni nevojë të tregoni se si do të jetë ai në 5 vite, apo 10 vite”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Vetëm fokusohuni tani. Ai është absolutisht i jashtëzakonshëm. Duke shkuar në moshën e tij, dhe duke pasur parasysh moshën e Cristianos, Messit, mbi 30-të, Neymar është 27…kur shkoni në nivelin e tregut edhe mosha është gjithashtu një faktor. Mendoj se ai është lojtari më i vlefshëm në botë. Në një transferim hipotetik, ai është lojtari më i shtrenjtë në futboll tani. Për cilësitë që ka, ai është i pabesueshëm, një fjalë e mjaftueshme, do të thotë gjithçka”, deklaroi tekniku portugez.