Komisioni për parandalimin e korrupsionit do të hetojë rastin për ndërtimin e platformës në Matkë. Kryetarja e anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska nënvizoi se do ta hetojnë këtë rast pasi institucionet po heshtin dhe e kanë lënë në harresë.

Ne ndërmorëm këtë rast pasi të gjitha institucionet u deklaruam si jokompetente. Madje edhe komuna një kohë më të gjatë nuk ka sjellë vendime- nënvizon kryetarja e Anti-korrupsionit, Ivanovska.

Komisioni do të kërkojë dokumentacion nga komuna me qëllim për të konstatuar nëse ka ose jo afera korruptive për këtë rastë.

KPK-ja do të shqyrtoj nëse ka edhe raste nepotizmi në Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuale.