Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndërrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë.

Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyllë i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur.

Vlera e mjaltit është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet.

Thuajse asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskët si mjalti.

Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë. Mjalti është një nga ushqimet më të preferuara të njerëzve dhe me vlera jo të vogla ushqyese por ndër të tjera është edhe një nga ushqimet e pakta në numër të cilat nuk rrezikojnë skadencën.

Disa arkeologë kanë gjetur kavanoza mjalti në disa varre të lashta egjiptiane, në piramidat.

Këto janë mostrat më të vjetra të mjaltit të zbuluara ndonjëherë, dhe janë krejtësisht të ngrënshëm.

Egjiptianët e përdornin mjaltin për një numër arsyesh: jo vetëm si një ëmbëltues (në vend të sheqerit), por edhe si dhuratë për perënditë.

Mjalti ishte gjithashtu një përbërës i lëngut të balsamimit.

Arsyeja pse mjalti ruhet pothuajse përgjithmonë është një kombinim i jashtëzakonshëm i disa faktorëve: mungesa e ujit, shkalla e duhur e aciditetit dhe prania e peroksidit të hidrogjenit.Image
Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net