Në një intervistë për MIA-n pas takimeve në Bruksel, kryeministri Zoran Zaev shprehet se po bëhet çmos që procesi zgjedhor i radhës të jetë siç u shpreh ai “pa kurrfarë mangësish”. Në këtë drejtim edhe Hani edhe Mogerini paralajmëruan se zgjedhjet presidenciale duhet doemos të jetë të pastra si kristali për të pasur bisedime. Zaev flet edhe për rrezikun nga bojkoti i opozitës në raundin e dytë?

Zaev: Transparenca është instrumenti ynë serioz në 21 muajt e fundit, kjo është përparësi e madhe e kësaj Qeverie, përmes transparencës garantohen të gjitha proceset, duke përfshirë edhe këtë. Me shefin e opozitës, z. Mickoskin, kishim një bisedë cilësore në këtë temë dhe besoj se të gjitha çështjet, për të cilat ata kanë mendime i mbyllëm dhe lamë derë të hapur mes shefave të shtabeve të dy kandidatëve të jenë në komunikim të vazhdueshëm, ata janë gjithashtu dy sekretarët tanë të përgjithshëm. Të gjithë me zgjuarsi mbrojnë njëri-tjetrin, për shkak se përmes kësaj do ta mbrojmë shtetin. Ai beson se do të fitojë në zgjedhje, unë besoj se do të fitoj në zgjedhje. Të dy kemi motivim të fuqishëm së pari t’i garantojmë ato fitore tona të projektuara të jenë të pastra si kristali. Në fund të fundit, nëse jo për diçka tjetër, për shkak të shtetit. Unë besoj se si njerëz demokratë, para së gjithash së pari si bartës i përgjegjshëm i pushtetit ekzekutiv do t’i siguroj të gjitha kushtet e domosdoshme që opozita të ndjehet komode, të ketë garë korrekte, kjo është esenca e sigurimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike për zgjedhje.

Në rregull për raundin e parë, por, çfarë nëse opozita vendosë që të bojkotojë raundin e dytë?

Zaev: Nuk besoj se do të ndodhë kjo për arsye të thjeshtë se besoj se nuk do të ketë asnjë argument në botë që dikush ta thotë këtë. Vallë gjithë këtë që e bëjmë do ta rrënojmë me çfarëdo vënie në pikëpyetje të rregullsisë së zgjedhjeve? Nuk ka diçka më të shenjtë për ne: kjo është çelja e bisedimeve me BE-në. Dy qëllimet tona strategjike: NATO dhe BE-ja janë diçka prapa të cilës qëndrojmë të gjithë. Nëse qëndrojmë vërtetë atëherë edhe duhet të punojmë. Në aspektin politik kalkulimet tona duhet doemos të jenë dytësore, shteti është para të gjithave dhe mbi të gjitha dhe duhet doemos të bëjmë punën deri në fund për vendin tonë./MIA/