Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 protestues, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Kështu, në gjendje të lirë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu Gazmend Bardhi, organizator i protestës.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”: J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku; M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi; A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni; B.D., 36 vjeç, nga Kavaja; E.M., 26 vjeç, nga Kavaja; D.P., 31 vjeç, nga Tirana.

Policia thotë se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së sotme./tvklan.al/