Ndërkohë që 80% e shqiptarëve janë besimtarë në Zot ka vende në botë ku feja nuk ka po të njëjtën rëndësi.

Me siguri se nëse bëjmë një renditje mes shteteve vendi ynë do të zinte një vend të lartë në renditjen e vendeve më besimtare në botë.

Por cili është vendi më pak besimtar?

Është Kina dhe ky shtet gjigant ka popullsinë më pak fetare në botë.

Jo vetëm që qeveria është ateiste zyrtarisht, por shumica dërrmuese e banorëve nuk janë besimtarë.

Sipas një sondazhi, 47% e kinezëve ishin ateistë të bindur dhe 30% e deklaruan veten jofetarë, ndërsa vetëm 14% ishin fetarë.

Një tjetër studim i vitit 2015 gjeti një nivel ateizmi edhe më dominues në këtë shtet, në 61%, me 29% të jo besimtarëve dhe vetëm 7% të njerëzve besimtarë.

Qeveria është skeptike dhe nuk promovon asnjë lloj feje, por liria fetare është e mbrojtur nga Kushtetuta kineze. Shteti njeh praninë e Budizmit, Taoizmit, Islamit, Katolicizmit dhe Protestantizmit.

Arsyet për këtë ndjeshmëri të dobët fetare të kinezëve janë historike.

Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net