Barcelona është e gatshme që të dëgjojë oferta për mesfushorin Philippe Coutinho, por që një kalim i tij në Manchester United duket i largët.

Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur ngushtë me blerjen e brazilianit, derisa një kthim i tij në Liverpool ka qenë i raportuar në disa qarte, por që Premier League duket se nuk është opsioni që Coutinho mund ta konsiderojë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ky medium raporton se mesfushori e ka hedhur poshtë idenë e kthimin pasi që familja e tij ka pasur probleme më adaptimin në Angli. Andaj opsioni më real mbetet Paris Saint-Germain.

Klubi nga Ligue 1 është i vetmi gjigant evropian jashtë Premier League që mund të ofrojë rroga për lojtarët.

Barcelona është e gatshme që të diskutojë çdo ofertë në vlerë deri në 80 milionë euro megjithëse do të paraqiste humbje pasi që për të pagoi 120 milionë për ta blerë nga Liverpool në vitin 2018.

Coutinho pritej që të ishte kyç te Barca bashkë me Luis Suarez dhe Lionel Messi, por që ka dështuar të ketë ndikim – sidomos në sezonin e ri.

Braziliani ka bërë vetëm 16 paraqitje titullar sivjet, ku dhjetë herë ka qenë zëvendësues dhe nuk ka luajtur për 90 minuta që nga janari.