Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vizitë pune do të qëndrojë një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari i Komisionit për administratë publike dhe vetëqeverisjes lokale, Naid Hasani.

Siç njoftojnë nga press shërbimi i Kuvendit, është paraparë që të realizohet takim me nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesel Mehmedi, së bashku me kryetare e Komisionit të legjislaturës, Sonja Mirakovska dhe kryetarin e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, Xhevat Ademi.