Christian Eriksen është surprizuar nga Kosova.

“Ylli” i Danimarkës ka folur pas barazimit 2-2 në miqësoren ndaj Kosovës ku ka thënë se do ta paralajmërojë Anglinë se në Kosovë i pret një punë e vështirë. “Kosova është një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur, do t’ju tregoj anglezeve që Kosova këtu është e rrezikshme dhe kualifikimi për Euro 2020 nuk do të jetë i lehtë”, tha Eriksen duke i thurrur elozhe përfaqësueses kosovare. Lojtari i Tottenhamit realizoi golin e parë për miqtë nga pika e bardhë e penalltisë.