Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar kauzë kundër një personi i cili ngarkohet se ka kryer vepër penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substanca dhe prekursorë” nga neni 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“I akuzuari në mënyrë të paautorizuar për shkak të shitjes, ka blerë sasi më të madhe të drogave narkotike – heroinë dhe kokainë, e ka dërguar në shtëpinë e tij në fshatin e Shkupit Singeliq (Hasanbeg, shkrim i redaksisë) dhe e ka paketuar në qese më të vogla me qëllim që ta lëshojë në shitje. Gjatë kryerjes së kontrollit në shtëpinë e tij, më 07.03.2019 është gjetur dhe konfiskuar drogë narkotike kokainë me masë të përgjithshme 269,41 gramë, por edhe drogë narkotike me masë të përgjithshme 90.9 gramë. Pastaj është gjetur edhe vagë digjitale dhe mjete tjera me gjurmë nga drogat narkotike”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori publik i ka propozuar Gjykatës që t’ia konfiskojë edhe vlerën e përfituar nga shitja drogave, edhe atë 350 euro dhe 64.000 denarë.

“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për person i cili deri më tani disa herë është dënuar, dhe duke e pasur parasysh llojin dhe karakterin e veprës penale, lartësinë e dënimit të deritanishëm dhe mënyrën e kryerjes, prokurori ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore që të akuzuarit t’i vazhdohet masa e paraburgimit, e cila paraprakisht i është shqiptuar. Për atë, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, bashkë me akuzën është dorëzuar edhe propozimi për vazhdimin e paraburgimit, për shkak rrezikut që i akuzuari të arratiset, ta përsëritë veprën penale ose të ndikojë në procedurën penale”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.