Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut Talat Xhaferi, kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet Liljana Kuzmanovska dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Cvetanka Ivanova për vizitë studimore në Edinburg, Skoci.

Vizita studimore, siç informon, shërbimi kuvendor për media, realizohet nga 20 deri më 22 mars nga Vestminster fondacioni për demokraci, në suaza të Memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim dhe krijimin e zyrës buxhetore parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut.