Moti sot në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare në drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri 20 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 19 gradë.

Gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi verior.