Neymar është aktualisht në fazë rikuperimi dhe po pret të rikthehet në fushë. Çështja Rabiot mbizotëron në klub dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve dhemb ende. Mirëpo për të trazuar edhe më shumë situatën mendon braziliani. Sipas asaj që raporton “AS”, Neymar është grindur me presidentin Naser Al-Kelaifi dhe shkaku është bashkëpatrioti i tij, Dani Alves.

PSG i ka rinovuar 35-vjeçarit rinovimin vetëm për 1 vit, me pagën që do të varet nga numri i ndeshjeve që do të luajë.

Kjo ofertë ka qenë zhgënjyese për Dani Alves dhe Neymar ka ndërhyrë për t’i kërkuar klubit një zgjidhje, pasi sipas tij mbrojtësi i djathtë duhet të qëndrojë në Paris.

Në këtë veprim Neymar ka mbështetje edhe trajnerin Tuchel, i cili nga ana e tij i ka theksuar presidentit rëndësinë e Dani Alvesit në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.