Sa i përket projektligjit deputetët tanë janë duke e shqyrtuar, me siguri në jemi që të vazhdojë puna e prokurorisë Speciale, pa e fshehur faktin se jemi të dëshpëruar që nuk u arritën pritshmëritë që duheshin arritur nga Prokuroria Speciale.

Ne i japim mbështetje institucionit prokurori Speciale duke mos e lidhur këtë me individë të caktuar që punojnë, dhe jemi të interesuar që ky institucion profesionalisht ta kryejë punën që e presin qytetarët”, tha Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.