Pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve, Partia Demokratike në Shqipëri ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë së Edi Ramës.

Kjo protestë është caktuar të mbahet me 13 prill, ndërsa si kohë është përcaktuar jo paraditja si në protestat e tjera, por pasditja duke nisur nga ora 18:00.

Selia blu dhe aleatët e tjerë opozitarë do të vijojnë gjithashtu rezistencën paralelisht edhe me protesta të tjera në ditët kur Kuvendi do të mbajë seancë plenare, shkruan lapsi.al

Kolegji i Kryetarëve u mblodh nga kryedemokrati Lulzim Basha sot në orën 19:00, ndërsa pas diskutimeve u vendos që në muajin prill, qytetarët shqiptarë dhe mbështetësit e opozitës të ftohen sërish në shesh për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.