Opozita shqiptare është kundër kufizimit të shtesave për fëmijën e tretë vetëm për familjet me status të rënduar social. Sipas Lëvizjes Besa, fakti që Qeveria rrit rrogën minimale, përmes kufizimit shkon drejtë anulimit të shtesës për fëmijën e tretë.

“Kemi një shoqëri e cila ballafaqohet me largimin e të rinjve dhe zvogëlimin e numrit të popullsisë në vend, ndërsa Qeveria me propozimin e saj është restriktive në drejtim të shtesave fëmijërore edhe lindjen e fëmijëve të tretë. Në esencë njeriu është mbi gjitha në shoqëri dhe ne gjitha investimet dhe fokusin të shoqërisë dhe shtetit duhet ta fokusojmë aty”,- tha Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes BESA.

Partitë opozitare shqiptare paralajmërojnë se në fazën e dytë do të ndërhynë me amendamente me qëllim që propozimi i Qeverisë të bie dhe shtesa për fëmijën e tretë të mbetet në fuqi komfor ligjit aktual për mbrojtjen e sociale./TopAlNews/