Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri shtatë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 22 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell erë veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 21 gradë.

Deri të hënën do të mbaj mot stabil dhe i ngrohtë, ndërsa të martën do të ketë ndryshim të motit. Do të ketë rritje të vranësirave me reshje të përkohshme të shiut dhe erë e matur deri e përforcuar që do të kushtëzojë rënie të temperaturave në periudhën e ardhshme.