Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruktim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.