Në seancë publike në Gjykatën e Apelit sot do të shqyrtohet ankesa e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, me të cilën kërkon t’i hiqet masa e paraburgimit që i është përcaktuar pas shqiptimit të aktgjykimit në rastin “Titanik 2”, transmeton Portalb.mk.

Paraburgimin Mijallkovit më 8 mars ia përcaktoi Gjykata Penale me kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike. Të njëjtën ditë ai u dënua me tre vjet burg, për të cilin gjithashtu ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit. Për të njëjtin rast dënim prej tre burg ka marrë edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa ish-anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg.

Ish-anëtarët e KSHZ-së, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Anea Stefanovska kanë marrë nga tre vjet për shkatërrim joligjor të votimit të zgjedhjeve lokale në Strumicë në vitin 2013 për shkak ndikimit politik.