Në hotelin “Aleksandar Pallas” sot do të mbahet konferencë në temë “Transparenca e Kuvendit si parakusht për përfshirjen e qytetarëve – Praktika të mira nga organizatat civile nga Britania e Madhe”.

Konferenca, që e organizon Asociacioni civil MOST, do të jetë e hapur nga ana e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe ambasadorja britanike në Maqedoninë e Veriut, Rejçel Galouej.

Në ngjarje do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të RMV-së, si dhe përfaqësues të institucioneve, sektorit civil dhe bashkësisë ndërkombëtare./MIA/