I ftuar sonte në emisionin “Argument” në TVM2, është nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, i cili ka folur për zgjedhjet Presidenciale, dhe për mbështetjen që kjo parti i ka dhënë, kandidatit të pavarur, prof Blerim Reka, transmeton ShkupiLajm.

Rexhepi ka theksur se “Lëvizja BESA, vendosi që t’i jap përkrahje maksimale prof.Blerim Rekës duke i parë kapacitetet e tija intelektuale dhe akademike dhe se është kandidati i duhur për të përfaqësuar gjithë qytetarët pa dallime etnike”, theksoi Rexhepi.

Kujtojmë që Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, përkrahin kandidaturën e pavarur të prof Blerim Reka, për zgjedhjet Presidenciale, që do të mbahen më 21 prill.

Poashtu kandidat për Presidencialet janë edhe Siljanovska, nga rradhët e VMRO-së dhe Pendarovski nga LSDM dhe partitë në pushtet(BDI,PDSH,ALTERNATIVA).