I ftuar sonte në emisionin “Argument” në TVM2, është nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, i cili ka folur për zgjedhjet Presidenciale, dhe për mbështetjen që kjo parti i ka dhënë, kandidatit të pavarur, prof Blerim Reka, transmeton ShkupiLajm.

Rexhepi ka theksur se: Lëvizja BESA, vendosi që ti jap përkrahje maksimale prof Blerim Reka, duke i vendosur të gjitha resurset e saja në përkrahje të kandidaturës së pavarur të prof Rekës.

Kujtojmë që Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, përkrahin kandidaturën e pavarur të prof Blerim Reka, për zgjedhjet Presidenciale, që do të mbahen më 21 prill.

Poashtu kandidat për Presidencialet janë edhe Siljanovska, nga rradhët e VMRO-së dhe Pendarovski nga LSDM dhe partitë në pushtet(BDI,PDSH,ALTERNATIVA etj).