Sipas një studimi të publikuar ditën e djeshme nga “Daily Mail”, citohet se veza është një vrasës i heshtur që mund të shkaktojë kancer. Ditën e sotme, një tjetër raport i publikuar ka zbuluar se proshuta dhe produkte të tjera që vijnë nga mishi i përpunuar janë kancerogjene.

Çdo ditë e më shumë po rritet numri i njerëzve të sëmurë. Kjo për shkak të përmbajtjes së nitriteve që këto ushqime kanë në përmbajtjen e tyre.

Nitritet janë njëkohësisht një konservues i fuqishëm i proshutës dhe vrasin bakteret botulinore, të cilat mund të shkaktojnë helmimin e ushqimit.

Hulumtimi për Shoqatën e përpunuesve të mishit britanik nga konsulenca shkencore Campden ka zbuluar se nitratet nuk e sulmojnë këtë bakter. Disa marka prodhojnë proshutë dhe salsiçe, duke përdorur proceset tradicionale pa kimikate.

Por ka të dhëna që kompanitë e tjera të ushqimit përdorin nitrite, sepse ato ruajnë ngjyrën e trëndafiltë të mishit, që konsiderohet më tërheqës për blerësit.

Baronesha Walmsley, nënkryetare e grupit parlamentar tha:

“Kjo dëshmi ngre pyetje serioze për arsyen pse nitratet janë shtuar në proshutën tonë.”

Situata në Kosovë dhe Shqipëri nuk mund të jetë aspak më e mirë përsa i përket këtyre produkteve që shqiptarët i preferojnë shumë.