Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të kenë përballjen e parë televizive para zgjedhjeve presidenciale të 21 prillit. Dueli televiziv midis tyre do të jetë në Televizionin Kanal 5.

Nga ky televiзion kanë theksuar se pas konsultimeve të vazhdueshme dhe komunikimeve, përballja Zaev – Mickoski do të jetë të marten më 26 mars në emisionin “Vetëm e vërteta”, duke filluar prej orës 18.30.