Pas tentimit të pasuksesshëm të grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës që të harmonizohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publoike (PSP), Ministria e Drejtësisë filloi konsultime dhe me partitë më të vogla politike dhe grupet e deputetëve nga opozita.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se përkrahja për Ligjin për prokurorinë publike është kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Prej aty përkujtojnë se vetëm ligji i cili do të mundësojë luftë efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe i cili nuk do të përmbajë amnisti të fshehur, do të mund t’i hapë dyert e Bashkimit Evropian.

Në Ministri i presin amendamentet nga ana e VMRO-DPMNE-së për Propozim ligjin për Prokurorinë publike, me qëllim të sjelljes së përbashkët të ligjit, i cili do të mundësojë implementim praktik të të gjitha parimeve ndërkombëtare për punën e Prokurorisë Publike.