Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev shtroi pyetjen nëse Prokuroria Speciale ka kryer detyrën e saj. Sipas tij propozim ligji në fjalë për Prokurorinë Publike i merr autonominë Prokurorisë Speciale.

“Gabimisht parashtrohet pyetja në opinion se ky është Ligj për Prokurorinë Speciale, në një far forme ky është Ligj që ia merr autonominë Prokurorisë Speciale. Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi për vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale, në pafundësi. Ne mandej jemi edhe për formimin e Gjykatës Speciale e cila do të merret me ankimin e ankesave nga Prokuroria Speciale. Po për Prokurorinë Speciale, por kjo prokurori duhet të dëshmoj nëse është për të luftuar krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së, sipas të cilit përgjimet të vazhdojnë të jenë prova materiale dhe për proceset gjyqësore që duhet të zhvillohen në të ardhmen, pa kufizime.

“Ne kemi disa propozime në lidhje edhe me këtë Ligj. Partizimi i Prokurorisë së përgjithshme dhe gjykatave në përgjithësi duhet të merr fund, këtu duhet gatishmëria edhe e qeverisë”, tha Sela.