Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka adresuar ktitika të ashpërta kundrejt BDI-së e cila mbështeti presidentin aktual Ivanov ku ky i fundit kishte kundërkandidat në zgjedhjet e atëhershme presidenciale Stevo Pendarovskin që tashmë BDI e mbështet si të tillë përcjellë TopaAlNews.

Një pjesë e elektoratit dhe komunitetit Maqedonas e mbështesin profesor Blerim Rekën si president i ardhshëm i Maqedonisë thekson kreu i BESËS, Bilall Kasami.

Reka është i ndryshëm edhe nga kandidatët e tjerë shqiptar.

Kasami gjithashtu ka theksuar se Blerim Reka nuk është anëtar i strukturave partiake por mbështetet nga Lëvizja BESA si intelektual që ka dëshmuar me veprimtari ndër vite./TopAlNews/