SPB Tetovë e arrestoi Zharko Grozdanovskin, liderin e organizatës “Vëllazëria krishtere”, i cili me video incizim të publikuar në rrjetin social “Facebook” kërcënonte kryeministrin Zoran Zaev dhe gjithë anëtarët tjerë qeveritar.

Siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 19:50 minuta në Tetovë është arrestuar 46 vjeçari Zh.G nga fshati Bërvenicë, Tetovë, i cili rreth orës 15 në rrjetet sociale, publikoi video me përmbajtje kërcënuese. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër Zh.G do të ngritet padi panele./Telegrafi/