Sipas mediave në gjuhën maqedonase Kryeministri Zaev është në kërkim të një emri të ri për Ministër të Kulturës,emri që po përflitet në opinion është Ministri aktual për Diasporën Edmond Ademi, përcjell TopAlNews.

Burime nga partia e Gashit që dëshironin të jenë anonime thonë se Zaev dëshiron të largoj Alternativën nga Qeveria, për arsye të humbjes së kontestit gjyqësor për Lëvizjen BESA. Po nga i njëjti burim, theksuan se kryeministri ka kuptuar “mashtrimin” e Gashit që deklaronin në opinion se ata janë BESA.

Në gjithë këtë luftë, Asaf Ademi mund të jetë “viktimë” e mashtrimit që Gashi ia bëri Zaevit për pronësinë e BESËS.

E gjithë kjo situatë dhe e vërteta për ministrinë e kulturës, do të mësohet pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 21 prill dhe raundi i dytë më 5 maj./TopAlNews/