Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, zgjedhjet e brendshme në këtë parti i ka quajtur model për partitë e tjera në vend, madje i ka krahasuar edhe me vendit e Ballkanit Perëndimor.

Veseli, në një prononcim për Ekonomia Online, ka sqaruar se deri tani kanë përfunduar zgjedhjet në 70 për qind të nëndegëve dhe kanë marrë pjesë mbi 40.000 persona.

“Mund të konstatoj se vetëm deri tani kur procesi zgjedhor ka përfunduar në 70%, të njësive të Partisë Demokratike të Kosovës, njësive zgjedhore, do të thotë kanë marrë pjesë rreth 40.000 veta. Është një numër i jashtëzakonshëm. Është një fuqi politike e jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës, për Dekadën e Re, për transformimin dhe modernizimin e shoqërisë sonë kosovare për ndërmarrësi, për inovacionin, për fermerët, për punëtorët, për mjekësinë, për të gjithë dikasteret”, ka deklaruar Veseli.