Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën Saraj të Shkupit, por fatmirësisht pa viktima. Sipas policisë, të dielën, më datë 31.03.2019 në ora 18.30 në fshatin Gërçec të Sarajit, një kamion “Mercedes 508” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.A. (45) nga fshati Shishevë, ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar me biçikletë nga fshati Gërçec. Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është transferuar në Klinikën e qytetit, ku i është afruar ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer një ekip i MPB-së.