Chelsea ka marrë një vendim së fundmi rreth të ardhmes së Callum Hudson-Odoit.

Skuadra londineze pranoi disa oferta nga Bayern Munich në afatin e janarit për talentin anglez, por që i refuzoi të gjitha, nga Daily Mail. Chelsea nuk është duke u ngutur në kontratën e re të Odoit, gjersa e ka lënë atë për në verë.

Skuadra londineze do t’i fillojë bisedimet për marrëveshjen e re me talentin anglez në verë, por që duhet t’i sigurojë vendin e titullarit për sezonin e ri, nëse duan që ai ta vendos lapsin në letër.