Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka, i cili ka mbështetjen edhe të dy partive opozitare shqiptare, Alenacës për Shqiptarët (ASH) dhe Lëvizjes BESA, sonte në sheshin “Skëndërbeu” në Shkup, para qindra simpatiazntëve po mbanë tubimin e parë të garës presidenciale, raporton gazeta KOHA.

Në fjalën e tij me këtë rast kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se kandidatura e profesor Blerim Rekës i ka thënë një kolorit garës presidenciale.

“Jemi në kohën e ndryshimeve dhe respektimit të dallimave. Kanidatura e profesor Blerim Rekës i dha një koloritë garës presidenciale. Ka qenë një moment vendimtar dhe një sfidë shumë e rëndëishme nëpër të cilën duhej të kalojmë, edhe si politikan, por mbi të gjitha si qytetarë të këtij vendi. Atehërë, kur dikush mundohej të të promovojë një fotografi bardh e zi për Maqedoninë e Veriut, ne i tham jo. Ka kaluar koha kur gjërat shiheshin vetëm bardh e zi”, tha para të pranishmëve kreu i Lëvizjes BESA, Biall Kasami, përcjell gazeta KOHA.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut dhe qeveritë qoftë ajo e mëparshmja, apo kjo e tanishmja mundohen të imponojnë një mendësi politike të një shteti vetëm të maqedonasve, ndërsa në sytë e botës shtyren se janë tolerant kosmopolit dhe respektojnë realitetin shumë etnik të shoqërisë sonë.

“Liderët maqedonas përveç se i bashkon një partnerë shqiptarë që historikisht ka luajtur rolin e vazalit, partitë politike maqedonase i bashkon çdo herë edhe momenti kur duhet ti kundërvihen faktorit të mirëfillt politik shqiptarë, i cili me dinjitet përfaqëson shqiptarët”, theksoi Kasami. (koha.mk)