Gara për President të shtetit, ka filluar me një fushatë intenzive dhe serioze nga kandidatët aktual.

Megjithatë, vlen të theksohet fakti se sa me entuziazëm të madhë ka marrë përkrahjen kandidati i pavarur, Blerim Reka, nga antarësia e dy partive opozitare në bllokun shqiptarë, ASH dhe Lëvizja BESA.

Sikurse Kasami i BESË-s, edhe Sela i ASH-së, kanë shprehur lëvdrata të mëdha nga më të ndryshmet për kandidatin Reka.

Megjithëse gjasat për të fituar Blerim Reka për President janë shumë minimale për të mos thënë të pamundura, vlerësuar nga anketat e ndryshme, marrja e një numri të konsiderueshëm të votave mund të shkaktojë edhe telashe tek partia e Selës, e pse jo edhe te ajo e Kasamit.

Bazuar në guximin e Blerim Rekës për të kandiduar si i pavarur në Zgjedhjet Presidenciale, si dhe në anën tjeter bazuar në përkrahjen e antarësisë së Aleancës për Shqiptarët ndaj tij, nuk është e habitshme që në një të ardhme të afërt pas zgjedhjeve, Reka të synojë edhe kreun e partisë Aleanca për Shqiptarët.

Megjithatë, për momentin kjo mbetet vetëm si supozim, por gjithçka mund të shkojë në këtë drejtim varësisht prej numrit të votave që do të marrë Reka në garën për President.