Para 20 vjetësh, në Gjakovë ishte kryer edhe një masakër e madhe nga forcat paramilitare serbe. Më 1 dhe 2 prill 1999, forcat serbe masakruan 21 gra e fëmijë të familjeve Vejsa, Caka dhe Hoxha, shkruan Periskopi.

I vetmi i mbijetuar i asaj masakre, ishte Dren Caka, atëkohë 10 vjeçar.

Këtë e sjell në rikujtim, deputetja Mimoza Kusari – Lila e cila shkruan:

Dren Caka, 10 vjeq, i vetmi i mbijetuar i masakrës së 1-2 prillit 1999 në Gjakovë, ditën kur u vranë 21 gra dhe fëmijë të familjeve Vejsa, Caka dhe Hoxha, më e vogla dy vjeq, motra e Drenit, të cilën nuk mundi ta shpëtojë nga tymi dhe plumbat Serb.
Dreni shpëtoi me plumb në dorë, por bashkë me motrat dhe Nënën ju vra edhe fëmijëria e tij. Ishte vetëm 10 vjeq dhe jetoi për të treguar storien e cila do ta përcjellë deri sa të arrijë bashkimin me Mamin dhe motrat.
Sikur Dreni, shumë fëmijë tjerë, të rinjë e pleq, ka Kosova që mbajnë me vete storiet e krimeve të kryera në Kosovë.
Këto storie janë testamenti i lirisë dhe shtetit të Kosovës! Këto storie janë vetë ekzistenca jonë.
Kurrë nuk do të harrojmë!
Lavdi!

Ndryshe, në dëshminë e tij në Hagë, Dreni e kishte përshkruar rastin si ‘një ëndërr të keqe’.