Lëvizja BESA ka filluar fushatën për presidencialet, profesor universitar, intelektual dhe figura të ngritura do t’i bashkohen Lëvizjes BESA për të artikuluar vazhdimsinë politike dhe rrugën e saj drejt reformave në vend thonë burime brenda partiake.

Ditëve në vijim Lëvizja BESA do t’i prezantojë edhe profilet e intelektualëve dhe figurat e reja që i bashkangjiten kësaj Lëvizje thonë nga BESA.

Ndryshe: Lëvizja BESA promovon dhe mbështet fuqishëm kandidatin e pavarur, prof. Blerim Rekën si kandidat i vetëm shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku kundërkandidat ka Stevo Pendarovskin i mbështetur nga koalicioni qeveritar dhe prof. Siljanovskën e VMRO-së opozitare.

BESA vijon me kritika kundër pushtetit, dhe njëkohësisht ka apeluar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përcjell redaksia e TopAlNews.

Ne kemi kapacitet të plotë për të mbështetur kandidatin Reka dhe me prurjet e reja intelektuale, Lëvizja BESA i futet epokës së re politike në rrugëtimin e saj politk ka thënë për TopAlNews zyrtarë i lartë i Lëvizjes BESA.