Disa nga nxënësit në Benin të Afrikës po e shohin për herë të parë kompjuterin.

Bio-Lab, një grup jofitimprurës, kanë dizajnuar një dhomë të rimorkiuar që furnizohet nga panele solare, njofton Klan Kosova.

Dhoma ka hapësirë të mjaftueshme për t’iu mundësuar nxënësve të familjarizohen me kompjuterët.

Shkalla e mbulimit me internet në Benin është vetëm 42.2% dhe shumica e familjeve në vend nuk mund të përballojnë një kompjuter personal.

Photos: Yanick Folly, @afpphoto