Boksieri anglez Kash Ali ka rikthyer në vëmendjen e tifozëve një nga episodet që e bëri të famshëm legjendën e boksit botëror, Mike Tyson. Ali “kopjoi” Tyson në duelin ndaj Evander Holyfield.

Në raundin e 5-të, Ali e kafshoi në bark kundërshtarin, duke sjellë në vëmendje veprimin e Tyson me veshin e një prej kundërshtarëve të tij. 27 vjeçari i pamposhtur në 15 duele u skualifikua pas veprimit të shëmtuar.