Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, bashkë me anëtarët e Shtabit Qendror të partisë për zgjedhjet presidenciale, mbajti mbledhje me shtabin e degës së PDSH-së në Kumanovë dhe Likovë.

Në mbledhje u bisedua për çështjet organizative, aktivitetet dhe strategjinë e punës së degës së PDSH-së në këto dy komuna, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale me qëllim të informimit të anëtarësisë së PDSH-së për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve që të përmbyllet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO, proces ky që është edhe përcaktim programor i PDSH-së.

Takime të tilla, kryetari i PDSH-së Thaçi, bashkë me Shtabin Qendror të partisë do të mbajë me të gjitha degët dhe shtabet e degëve tē Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).