Autoritetet hungareze njoftuan se 15 policë do të dërgohen si ndihmë në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa 30 në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Siç thuhet në njoftim, masa po ndërmerret për shkak parandalimin të kalimeve ilegale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut dhe për shkak arrestimeve për tregti me njerëz.

Njësitë policore do të pajisen me vetura, të cilat do të mund të lëvizin jashtë autostradave, me pajisje për vëzhgim gjatë natës me kamera termale.

“Policia e Hungarisë vazhdon të bashkëpunojë me forcat lokale për mbrojtjen e kufijve mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe Maqedoni e Veriut dhe Greqi”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Hungarisë.