Kanadaja po ngrohet mesatarisht dy herë më të shpejt se pjesa tjetër e botës, tregon një raport i ri shkencor, transmeton Klan Kosova.

Raporti i Klimës së Qeverisë Federale paralajmëron se ndryshimet janë tashmë të dukshme në shumë pjesë të vendit dhe pritet të rriten.

Sipas raportit, shumica e ngrohjes është rezultat i djegieve të lëndëve djegëse fosile.
Arktiku i Kanadasë ka parë ndikimin më të thellë dhe do të vazhdojë të ngrohë në më shumë se dyfishin e normës globale.

Temperatura mesatare vjetore e Kanadasë është rritur me rreth 1.7 gradë Celcius që nga viti 1948, kur u regjistruan për herë të parë temperaturat në mbarë vendin.

Rritjet më të mëdha të temperaturës janë parë në Veri, Prairies dhe në Kolumbinë Veriore.

Tempertaruat globale janë rritur 0.8C që nga vitit 1948, Kandaja ka parë një rritje prej 1.7C – më shumë se dyfishi i mesatares globale.